Ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare, Yasar Guler, priti në kryeqytetin e vendit, Ankara, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Libisë, Muhammad Ali Ahmad al-Haddad, transmeton Anadolu.
Sipas një deklarate nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë, al-Haddad u ftua nga homologu i tij turk, Selcuk Bayraktaroglu.
Në takim mori pjesë edhe komandanti i Forcave Tokësore Turke, gjenerali Metin Tokel. Detajet e takimit nuk u publikuan.


