Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ministria e Shëndetësisë në Gaza: 420 të vrarë nga shkeljet izraelite të...

Ministria e Shëndetësisë në Gaza: 420 të vrarë nga shkeljet izraelite të armëpushimit

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se 420 palestinezë janë vrarë dhe mbi 1,180 janë plagosur si pasojë e shkeljeve të vazhdueshme të marrëveshjes së armëpushimit nga forcat e okupimit izraelit.

Sipas ministrisë, organizatat humanitare kanë ripërsëritur thirrjet për lejimin urgjent të futjes së shtëpive të lëvizshme, për t’u përballur me krizën në rritje të zhvendosjes së banorëve në Rripin e Gazës.

Ndërkohë, një korrespondent i Al-Jazeera raportoi se avionët luftarakë izraelitë kanë kryer rreth 10 sulme ajrore në zona ku janë të dislokuara forcat izraelite në lindje të Rafahut dhe Khan Junisit, si dhe kanë shpërthyer disa ndërtesa banimi në lindje të Qytetit të Gazës.

Në një deklaratë të veçantë të dielën, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se numri i përgjithshëm i viktimave që nga tetori i vitit 2023 ka arritur në 71,386 të vrarë dhe 171,264 të plagosur. Po ashtu, u konfirmua se pas hyrjes në fuqi të armëpushimit më 10 tetor, janë nxjerrë nga nën rrënoja trupat e 684 personave. /mesazhi

Exit mobile version