Ylli i Liverpool-it dhe kombëtares së Egjiptit, Mohamed Salah, ka kritikuar UEFA-n pasi kjo organizatë përkujtoi në rrjetet sociale legjendën e kombëtares së Palestinës, Suleiman al-Obeid, por pa përmendur rrethanat e vdekjes së tij.
Al-Obeid, i njohur si “Peleja palestinez”, u qëllua për vdekje nga ushtarët izraelitë të mërkurën, ndërsa priste ndihma ushqimore në Gaza.
“Na tregoni si vdiq, ku dhe pse?”, shkroi Salah në platformën X, duke reaguar ndaj postimit të UEFA-s.
Sipas Federatës Palestinase të Futbollit, ushtria izraelite ka vrarë 321 persona nga komuniteti i futbollit. /mesazhi
