Ballina Arritje NASA me zbulim të madh për planetet e ngjashme me tokën

NASA me zbulim të madh për planetet e ngjashme me tokën

NASA njoftoi se ka zbuluar 10 planetë shkëmbore të ngjashme me Tokën në galaktikën tonë. Shumësia e planeteve të ngjashme me Tokën i orbitojnë yjet e tyre në të ashtuquajturën “zonë të banueshme” – domethënë temperaturat sipërfaqësore mund të jenë të disponueshme për ujin, e hipotetikisht, për jetë.

Gjetjet e reja bashkohen me një numrin gjithnjë në rritje të planetëve që kanë ngjashmëri me Tokën në përbërje dhe temperaturë.

Në total, NASA njoftoi se zbuloi 219 eksoplaneta të reja – çdo planet jashtë sistemit diellor – pas mbledhjes së të dhënave nga teleskopi i hapësirës Kepler.
“Sasia e të dhënave të Keplerit është unike, pasi përmban të dhëna për përbërjen e këtyre analogëve pranë Tokës.

Teleskopi i Keplerit vazhdimisht studion një gamë të gjerë yjesh sa herë që ka një zhvendosje minimale në sasinë e dritës që lëshon çdo yll.
Zhvendosja shkaktohet nga një planet që kalon midis teleskopit dhe yllit të largët.
Duke studiuar të dhënat e Kepler, shkencëtarët mund të përcaktojnë nëse një planet është një gjigant masiv i gazit si Jupiteri ose një planet i vogël, shkëmborë, sic është Toka./MESAZHI/

Exit mobile version