Ballina Arritje Në Zambia është gjetur smerald gjigant

Në Zambia është gjetur smerald gjigant

Në shtetin afrikan Zambia është gjetur një smerald gjigand, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të LiveScience, në një minë 75 për qind e së cilës është në posedim të kompanisë britanike, Gemfields, në pjesën qendrore të Zambias, është gjetur një smerald i peshuar 1 kilogram e 100 gramë, ndërsa është 5.655 karatë.

Gemfield njoftoi se guri i çmuar do të nxirret në ankand këtë muaj në Singapor, ndërsa 10 për qind të të ardhurave që do fitohen nga shitja, do të shpërndahen mes 2 organizatë lokale që punojnë për mbrojtjen e luanëve.

Guri i çmuar që është quajtur Inkalmu pas shitjes pritet të ndahet në qindra pjesë. Në vitin 2010 në të në Kagem ishte nxjerrë smerald prej 6.225 karatë.

Smeraldi më i madh i papërpunuar në botë, Bahia, ishte gjetur në vitin 2001 në Brazil. Guri me peshë prej 360 kilogramë, theksohet se është në vlerë prej 400 milionë dollarë.

Exit mobile version