Ballina Lajmet Rajon dhe Botë “Njësitë artilerike izraelite goditën objektivat në Liban”

“Njësitë artilerike izraelite goditën objektivat në Liban”

Ushtria izraelite ka konfirmuar se njësitë e saj artilerike goditën objektiva në Liban, raporton Anadolu Agency (AA).

“Aktualisht njësitë e artilerisë po bombardojnë objektiva në Liban. Në këtë zonë u hap zjarr si përgjigje ndaj faktit që raketat u lëshuan drejt territorit izraelit”, tha ushtria izraelite në një deklaratë.

Në njoftim nuk u dhanë detaje se çfarë gjuanin njësitë e artilerisë. Ushtria libaneze nuk ka lëshuar një njoftim në lidhje me rastin.

Ushtria izraelite më herët theksoi se është vënë re se një raketë ishte lëshuar nga territori libanez drejt veriut të vendit dhe se ajo ra në një zonë të pabanuar.

Gazeta “Al-Ahbar”, e njohur për afërsinë me Hezbollahun libanez, tha se raketa u lëshua nga qyteti Sur. /aa

Exit mobile version