Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Norvegjia tërheq trupat e saj nga Iraku për shkak të tensioneve në...

Norvegjia tërheq trupat e saj nga Iraku për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme

Norvegjia ka njoftuar se po tërheq trupat e saj nga Iraku për shkak të tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Forcave të Armatosura Norvegjeze (FOH), Brynjar Stordal tha për transmetuesin norvegjez NRK se afërsisht 60 ushtarë norvegjezë ishin të stacionuar në Irak dhe Jordani, dhe se ata po tërheqin trupat e tyre nga Iraku për shkak të rritjes së fundit të tensioneve në Lindjen e Mesme.

Stordal deklaroi se situata është e përkohshme dhe nuk dha informacion mbi numrin e trupave të tërhequra nga Iraku ose vendndodhjen e tyre.

Ai shtoi se disa trupa mbeten në vende të ndryshme dhe i nënshtrohen kontrolleve specifike të sigurisë.

Stordal nuk pranoi të komentojë nëse vendimi lidhej apo jo me tensionet e vazhdueshme midis SHBA-së dhe Iranit, por deklaroi se ata e ndërmorën këtë hap për shkak të “kërcënimeve dhe tensioneve në rajon”.

Exit mobile version