Ballina Sport Futboll Nuk do të ketë rikuperim magjik, Neymar nuk do të luajë ndaj...

Nuk do të ketë rikuperim magjik, Neymar nuk do të luajë ndaj Real Madridit

Edhe pse ende duhet të pritet që të kemi vendimin final për Neymar, PSG vazon të mendojë vetëm për ndeshjen me Real Madridin.

Por sipas babait të lojtarit Neymar Sr, sulmuesi do të jetë jashtë fushave për gjashtë deri në tetë javë.

Gjithmonë sipas babait të tij, ai nuk do të jetë i pranishëm për ndeshjen me Real Madridin që zhvillohet të enjten e ardhshme.

“PSG e di që nuk mund të llogarisë në Neymarin për gjashtë deri në tetë javët e ardhshme”, ka thënë Neymar Sr për ESPN Brazil.

“Nuk ka opsion tjetër. Jemi duke pritur që të flasim me PSG për ta zgjidhur situatën”.

Neymar dhe babai i tij
“Do të vendohet të mërkurën (sot). Nuk do të doja të ishte në këtë situatë, por duhet ta bëjmë maksimumin që ai të kthehet në nivelet e tij”.

“Askush nuk mendon që Neymar mund të luajë ndaj Real Madridit me këtë lëndim që ka”, ka thënë Neymar Sr.

Exit mobile version