Kryepushti sionist që synon të vijë dhe në Vlorë në tetor: a do na e “dhurojë” Rama dhe këtë proçkë?!
Kryebashkiaku i New York-ut, Zohrab Mamdani, diskutoi mundësinë ligjore të arrestimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator, një mundësi që provokoi një reagim të fortë nga ambasadori izraelit në OKB.
“Unë besoj se Netanyahu i përket Hagës. Ai është një kriminel lufte i cili kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale me një urdhër arresti”, tha Mamdani në një intervistë me New York Times. Ai shtoi, megjithatë, se nuk e dinte nëse kishte autoritetin për të arrestuar një udhëheqës të huaj, siç është Benjamin Netanyahu, por se po e diskutonte çështjen me autoritetet në New York.
“Ne do të bëjmë atë që ligji më lejon të bëj në New Jork”, shtoi ai.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, mbledhja e madhe vjetore e udhëheqësve botërorë, mbahet çdo shtator në selinë e organizatës në New York.
Mamdani më parë ka premtuar të dërgojë policinë e qytetit për të ekzekutuar urdhër-arreste për udhëheqësit e kërkuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, siç janë Netanyahu dhe Presidenti rus Vladimir Putin.
Danny Danon, ambasadori i Izraelit në OKB, iu përgjigj menjëherë kryebashkiakut të New York-ut, duke pretenduar se Mamdani zgjedh të “nxisë armiqësinë dhe të kërkojë tituj duke sulmuar shtetin e Izraelit”.
“Kjo nuk do të ndryshojë asgjë. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të udhëtojë për në New York, do të flasë me krenari para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe do t’i shpallë të gjithë botës të vërtetën e Izraelit dhe të drejtën e tij të patjetërsueshme për të mbrojtur qytetarët e tij”, shtoi ai në një postim në platformën X.
Duke folur në një stacion radiofonik të New York-ut, Netanyahu akuzoi Zohran Mamdanin për mbështetjen e Hamasit, duke deklaruar: “Unë besoj se thellë-thellë ai i urren Shtetet e Bashkuara”.
Mamdani, i cili vjen nga krahu i majtë i Partisë Demokratike, e ka përshkruar më parë Izraelin si një “regjim aparteidi”, duke denoncuar sulmin ndaj Rripit të Gazës si “gjenocid”. Por ai gjithashtu ka folur vazhdimisht kundër antisemitizmit.
Gjykata Ndërkombëtare Penale me seli në Hagë, ka lëshuar urdhër-arreste kundër Benjamin Netanyahut për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës, në kontekstin e ofensivës izraelite të kryer në hakmarrje për sulmin e Hamasit në territorin izraelit më 7 tetor 2023.
Por kujtojmë se në të njëjtën sfidë mund të vihet dhe qeveria shqiptare, pasi përflitet se Netanyahu synon të vijë dhe në Vlorë në tetor për inaugurimin e Muzeut Hebraik.
Nëse ndodh kjo, do ishte një tjetër afirmim i projektit të përfolur ndjellakeq për krijimin e enklavave izraelite në Shqipëri, ku Vlora mbetet kryesore. Dhe duket se kryeministri Rama po punon për këtë, po u thënë me siguri nëse po vepron nën shantazh politik apo me dëshirën e tij. Por vasaliteti i rrezikshëm i tij ndaj shtetit sionist tashmë nuk ka më diskutim. /tesheshi
