Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Policia hedh gaz lotsjellës ndaj protestuesve në Francë

Policia hedh gaz lotsjellës ndaj protestuesve në Francë

Policia franceze ka hedhur gaz lotsjellës ndaj turmave masive të protestuesve që ‘pushtuan zemrën’ e Parisit në fundjavën e katërt të trazirave.

Mbi 300 vetë u ndaluan para tubimit të së shtunës (8 dhjetor). Të paktën 34 prej tyre mbeten në paraburgim pasi oficerët u gjetën maska, çekiç dhe gurë.

Vendi është e blinduar për përballimin e protestave. Rreth 90.000 punonjës të sigurisë ndodhen në rrugët e Francës.

Ndërsa 8.000 oficierë dhë 12 automjete të blinduara janë vendosur vetëm në Paris.

Javën e kaluar, qindra njerëz u arrestuan dhe shumë prej tyre u plagosën pas protestës së dhunshme në Paris, një nga përplasjet më të këqija në rrugët e kryeqytetit francez për dekada të tëra.

Kulla Eifel, dyqanet, restorantet dhe muzetë janë mbyllur.

Protesta e ‘jelekverdhëve’ nisi tre javë më parë për të kundërshtuar rritjen e taksës së karburantit.

Pas vendimit të qeverisë franceze për anullimin e taksës, protestuesit kanë shafqur pakënaqësi të tjera ndaj qeverisë.

Exit mobile version