Policia e New South Wales ka konfirmuar se 10 persona kanë humbur jetën pas të shtënave në një vend publik në plazhin Bondi. Mes viktimave është edhe një person që dyshohet të jetë një nga autorët e sulmit.
Sipas deklaratës së policisë, sulmi u krye nga dy burra, ndërsa operacioni policor vazhdon ende. Autori i dytë i dyshuar ndodhet në gjendje kritike shëndetësore.
Autoritetet njoftuan gjithashtu se 11 persona të tjerë janë plagosur, përfshirë dy efektivë policie. Hetimet për rrethanat dhe motivet e ngjarjes janë në vijim. /mesazhi
