Ballina Artikuj Popull tolerant dhe falës!

Popull tolerant dhe falës!

Ubejd Gashi
Nuk akuzojme kurrë Perandorine Romake, as ate Bizantine, as Perandorine Bullgare e as ate Serbe,
Nuk akuzojme asnjehere anzhuinet e as normanet.
As Malazezet, as Greket, as Maqedonet, e as Jugosllavet.
Nuk akuzojme as Komunizmin, as Fashizmin, as Nacizmin.
Kuptohet as paganizmin e as Krishterizmin.
Me qe te gjithe keto pushtete , fe dhe ideologji i kemi amnistuar, si popull zemergjere qe jemi,
nuk ka kuptim qe bash bash te gjithe me i falë.
Qe mos te dukemi aq shume tolerant, te bute apo frikacak, sa per adet, historianet kane vendose qe bile dike me e sha e me akuzu.
Prandaj akuzojme dhe shajme vetem Osmanet, Islamin dhe muslimanët!!!
Sa per adet pra, qe bile dike me e sha.

Edhe ashtu Osmanet ishin te ndryshem nga te gjithe tjeret!

Nga: Ubejd Gashi

Exit mobile version