Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Presidenti francez dënon bllokadat e studentëve propalestinezë në universitete

Presidenti francez dënon bllokadat e studentëve propalestinezë në universitete

Presidenti francez Emmanuel Macron dënoi sot mbylljen e hyrjeve të kampuseve në universitetet më të larta nga studentët propalestinezë që protestojnë kundër sulmeve izraelite në Gaza, transmeton Anadolu.

Në një intervistë me të përditshmet “La Tribune Dimanche” dhe “La Provence”, Macron dënoi “me vendosmërinë më të madhe” bllokadat e demonstruesve propalestinezë në universitete.

Ndërsa studentët që po akuzojnë qeverinë franceze se është hipokrite ndaj Gazës po i vazhdojnë protestat e tyre, Macron tha se e sheh “të ligjshme dhe të shëndetshme që të rinjtë të shprehin se janë të prekur nga ngjarjet ndërkombëtare dhe të diskutojnë për këtë çështje”.

Ai tha se është në favor të evakuimit të studentëve protestues nga forcat e sigurisë “nëse kërkohet nga administrata e universiteteve”.

Mes protestave të vazhdueshme propalestineze në SHBA, mbështetja për Palestinën po shfaqet edhe në shumë universitete në Francë.

Studentët në “Sciences Po”, një nga universitetet kryesore të Francës, po organizojnë demonstrata për të protestuar kundër situatës në Gaza dhe për të dhënë një mesazh solidariteti me Palestinën.

Politikanët e ardhshëm dhe figurat kryesore të vendit trajnohen në shkollat Sciences Po, të cilat ndodhen në Paris dhe qytete të tjera të mëdha franceze, me pranim të fituar nëpërmjet një provimi të veçantë.

Universiteti i Sorbonës është përballur gjithashtu me demonstrata në mbështetje të Palestinës.

Exit mobile version