Ballina Artikuj Projekti i shpëtimit në botën tjetër

Projekti i shpëtimit në botën tjetër

Shumë e bukur dhe tejet madhështore. Le të meditojmë së bashku mbi peshoren e Atij që i di të fshehtat, të Plotfuqishmit, Fuqiplotit, Absolutit:

“Kush sheh (të vërtetën), e ka për veten e tij.”[1]

“Kush bën vepra të mira, e bën për veten e tij.”[2]

“Kush falënderon, vetëm për veten e tij falënderon.”[3]

“Kush pastrohet, vetëm për veten e tij pastrohet.”[4]

“Kush përpiqet, vetëm për veten e tij përpiqet.”[5]

“Kush udhëzohet, vetëm për veten e tij udhëzohet.”[6]

“Kush tregohet koprrac, ai tregohet koprrac kundër vetes së tij.”[7]

“Kush e shkel besën, e shkel kundër vetes së tij.”[8]

“Kush bën një mëkat, ai e ka ngarkuar veten e tij me mëkat.”[9]

Shpëtimi yt në Ditën e Kiametit është projekt personal.

Nuk do të justifikohesh me neglizhencën e njerëzve, as me devijimin e të famshmëve apo të panjohurve, as me zhgënjimin nga të afërtit apo të largëtit. Jeta jote është një provë vetëm për ty. Prandaj puno për veten tënde, përpiqu për shpëtimin tënd dhe për fitimin e Xhenetit.

Ligje të pakontestueshme në Ditën e Kiametit: Njihu me “Gjykatën e Ahiretit” para se të qëndrosh para saj:

1 – Dosjet nuk janë sekrete: “Dhe Ne do t’ia nxjerrim librin e tij Ditën e Kiametit, që do ta gjejë të hapur.”[10]

2 – Paraqitja nën shoqërim të rreptë: “Dhe çdo shpirt do të vijë me një drejtues dhe një dëshmitar.”[11]

3 – Padrejtësia është e pamundur: “Unë nuk jam i Padrjetë ndaj robërve.”[12]

4 – Nuk ka avokat që të mbrojë: “Atë ditë çdo shpirt do të polemizojë për veten e vet.”[13] Lexo librin tënd; mjafton vetja jote sot si llogaritës kundër teje.”[14]

5 – Ryshfeti dhe ndërmjetësimi janë të pamundura: “Ditën kur as pasuria e as fëmijët nuk do të bëjnë dobi.”[15]

6 – Nuk ka harresë: “Zoti yt nuk është harrues.”[16]

7 – Marrja e vendimit me dorë: “Sa për atë që i jepet libri i tij në dorën e djathtë, ai do të thotë: “Ja, lexojeni librin tim!”[17]

8 – Nuk ka gjykim në mungesë: “Të gjithë, pa përjashtim, do të sillen para Nesh.”[18]

9 – Nuk ka kundërshtim apo apelim: “Fjala tek Unë nuk ndryshohet.”[19]

10 – Nuk ka dëshmitarë të rremë: “Atë ditë do të dëshmojnë kundër tyre gjuhët e tyre, duart e tyre dhe këmbët e tyre për atë që kanë bërë.”[20]

11 – Nuk ka dosje të harruara: “Allahu i ka numëruar, ndërsa ata i kanë harruar.”[21]

12 – Peshore e saktë e veprave “Ne do të vendosim peshoret e drejta për Ditën e Kiametit; asnjë shpirti nuk do t’i bëhet padrejtësi aspak. Edhe po të jetë sa pesha e një fare sinapi, Ne do ta sjellim atë, dhe Ne mjaftojmë si llogaritës.”[22]

Zoti ynë! Na jep të mira në këtë botë dhe të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit.

Amin!

Përktheu: Elton Harxhi

[1] – Sure En’am: 104.

[2] – Sure Fussilet: 46.

[3] – Sure Lukman: 12.

[4] – Sure Fatir: 18.

[5] – Sure Ankebut: 6.

[6] – Sure Isra: 15.

[7] – Sure Muhamed: 38.

[8] – Sure Fet’h: 10.

[9] – Sure Nisa: 111.

[10] – Sure Isra: 13.

[11] – Sure Kaf: 21.

[12] – Sure Kaf: 29.

[13] – Sure Nahl: 111.

[14] – Sure Isra: 14.

[15] – Sure Shuara: 88.

[16] – Sure Merjem: 64.

[17] – Sure Hakkah: 19.

[18] – Sure Jasin: 32.

[19] – Sure Kaf: 29.

[20] – Sure Nur: 24.

[21] – Sure Muxhadele: 6.

[22] – Sure Enbija: 47.

Exit mobile version