Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Qeveritë ‘të insistojnë’ në vaksinat për fluturim, thonë nga kompania ajrore Qantas

Qeveritë ‘të insistojnë’ në vaksinat për fluturim, thonë nga kompania ajrore Qantas

Shefi i linjës ajrore Australiane Qantas i ka thënë BBC se “qeveritë do të insistojnë” për vaksinat për udhëtarët ndërkombëtarë.

Vaksinat Coronavirus shihen si thelbësore për ringjalljen e një industrie që pat rënie prej 75.6% vitin e kaluar.

Shefi ekzekutiv Alan Joyce tha se shumë qeveri po flisnin për vaksinimin si “një kusht hyrjeje”.

Edhe nëse nuk do të ishte ashtu, ai mendon se linja ajrore duhet të zbatonte politikën e saj.

“Ne kemi për detyrë të kujdesemi për pasagjerët tanë dhe për ekuipazhin tonë, për të thënë që të gjithë në atë avion duhet të jenë të sigurt”, tha Z. Joyce.

Ai beson se kjo do të arsyetonte ndryshimin e rregullave dhe kushteve mbi të cilat janë rezervuar biletat. /Mesazhi.com

Exit mobile version