Ballina Artikuj Ramazani muaj i agjërimit apo ushqimit – VIDEO

Ramazani muaj i agjërimit apo ushqimit – VIDEO

Hoxhë Halil Avdulli

Kur adhurimet ndahet nga kuptimet e tyre, praktikuesit e këtyre adhurimeve nuk bien domosdoshmërisht në një (pakuptim), por mund të ndodhë diçka më shumë se kjo, mund të rrëshqasin në një kuptim krejtësisht tjetër, që mund të jetë kontrast me kuptimin e saktë të adhurimit.

Kjo ndodh, për shembull, me namazin, Allahu ka dashur që namazin të vendose si mjet, në mënyrë që namazfalësi me të, të ndërtoj dhe të kontribuoj në ndërtimin e botës dhe zhvillimit të saj mbi bazën e drejtësisë, nëpërmjet rrugës që ndjek individi që falet.

Por, shpesh namazfalësit bien në një kuptim kontradiktor, namazin e përdorin për tu pasivizuar nga jeta.

E njejta gjë ka ndodhur me agjërimin, edhe ky ritaul gradualisht ka rrëshqitur nga kuptimi thelbësor i tij, i cili është përfshirë qartë në kuptimin e foljes agjëroj, d.m.th. braktisë, ndërprej, abstenoj, përmbahem.

Ramazanin në kuptimin juridik, e gjejmë të përqendruar në të përmbajturit nga ngrënia, pirja dhe kënaqësitë intime bshkëshortore, për një periudhë të caktuar kohore.

Vëni re këtu, abstenimi ka të bëjë me tre gjërat pa të cilat raca njerëzore nuk mund të vazhdojë, ose thënë më ndyshe ky trinom është emëruesi i përbashkët i të gjitha gjallesave.
Nëse njeriu nuk arrinë të braktisë ndonjëherë këto tre gjëra, i bie që do të mbetet përherë “qenie një dimensionale”, ndërsa largimi nga ky kafaz i jep njeriut dimensione të tjera përmes së cilës ai arrin humanitetin e tij dhe përjetimet fisnike përtejë fizikës.

Përmbajtja nga ky trinom na kujton, në thelb, se këto tre gjëra janë thjesht mjete dhe jo qëllime në vetvete, që do të thotë se ne nuk jetojmë për të ngrënë, për të pirë dhe për të pasur kënaqësi intime bashkëshortore, siç është botëkuptimi i shumë njerëzve sot. Përkundrazi, këto tre dimensione duhet të jenë mjete – e jo qëllime – në mënyrë që të realizojmë synimet tona si njerëz në këtë jetë…

Ajo që ndodh sot për fat të keq është se ne largohemi nga ushqimi gjatë ditës për të konsumur në mbrëmje dyfishin e asaj që do të konsumonim gjatë ditës, pra duke bërë agjërimin thjesht si një “armëpushim të përkohshëm” pas së cilës ne rifillojmë e zhytemi në mënyrë të pakontrolluar prap në ushqim, bile disa ushqime i përdorim veçanërisht vetëm në Ramazane.
Nëse agjërimi njihet si një ritual i ndërprerjes nga nevojat themelore të jetës, a nuk do të ishte më e përshtatshme të shkëputeshim nga të panevojshmet, nga ato lukse që mendojmë se pa to nuk bën jeta.

Duke marrë parasysh se abstenimi nga ushqimi dhe pijet është bërë thjesht një armëpushim që synon të mbledhë forcë për më shumë konsum pas iftarit, e nxjerrë Ramazanin nga një muaj i kursimit, thjeshtësisë, abstenimit, në një muaj të konsumit dhe shpenzime të pakontrolluara sidomos rreth ushqimit.

Prandaj, mendoj se është koha të reflektojmë në këtë drejtim, për të rikthyer Ramazanin në një muaj ku provojmë në maksimum të frenojmë vetët tona nga shpenzimet e tepruara…

Nga: Halil Avdulli

Exit mobile version