Sot, në vend të makinave, kemi parë autobusë të mbushur me sirianë që kthehen në Siri, pavarësisht të gjitha pyetjeve që mbeten, thotë gazetaraja Nour Odeh nga Aljazeera.
Pashë disa që nuk gjenin asnjë mjet transporti për në pikën kufitare, kështu që kërkuan të futeshin në këmbë.
Njerëzit janë të etur për t’u kthyer, veçanërisht ata që janë me origjinë nga Daraa, e cila është pikërisht përtej kufirit.
Ata kanë familjen atje. Ata thjesht duan të kthehen në Siri tani që frika e regjimit të al-Asadit është zhdukur.
