Ballina Sport Futboll Revolucioni 20 ditor i Realit nën urdhrat e Zidanes

Revolucioni 20 ditor i Realit nën urdhrat e Zidanes

Real Madridi e nisi muajin me humbje 2 – 0 ndaj Shakhtar Donestk duke i vendosur afër eliminimit nga faza e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Por, pas kësaj humbje, trajneri Zinedine Zidane ia doli të balancojë skuadrën që mori vetëm rezultate pozitive, transmeton lajmi.net.

Për 20 ditë, “Los Blancos” u transformuan në tjetër skuadër, duke nisur me fitoren ndaj Borussia Monchengladbach dhe siguruar kualifikimin si lider i grupit B.I

Pos kësaj, Reali fitoi katër ndeshje radhazi në La Liga ndaj skuadrave si Sevilla, Athletic Bilbao dhe Eibar, derisa fitorja më e rëndësishme ishte derbi lokal ndaj Atletico Madridit (2-0).

Sipas Marca, tekniku francez është personi që duhet lavdëruar për përformancat e duhura dhe që i dëshmojë të gjithëve se është i duhuri për të qenë në stolin e “Galaktikëve”.Sidoqoftë, kjo nuk është e gjitha sepse lojtarët në moshë si Sergio Ramos, Karim Benzema, Luka Modric dhe Toni Kroos kanë gjetur prapë formën duke bërë përformanca të nivelit të lartë./

Exit mobile version