Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rumania rrëzon një dron tjetër pas shkeljes së tretë radhazi të hapësirës...

Rumania rrëzon një dron tjetër pas shkeljes së tretë radhazi të hapësirës ajrore

Presidenti i Rumanisë, Nicusor Dan, ka bërë të ditur se forcat rumune kanë rrëzuar një dron që kishte hyrë në hapësirën ajrore të vendit, duke shënuar incidentin e tretë të tillë brenda tre ditësh, transmeton Anadolu.

“Një dron i ri u rrëzua këtë mëngjes, në orën 10:13, nga një avion F-16 i Forcave Ajrore Rumune, mbi ujërat territoriale të Rumanisë, në zonën Sulina-Chilia”, tha Dan në rrjetin social amerikan X.

Ai tha se incidenti pasoi rrëzimin e dronëve nga forcat rumune të premten dhe të shtunën.

Dan tha se një hetim i Prokurorisë së Përgjithshme konstatoi se droni i rrëzuar dje ishte i tipit Shahed, i përdorur nga Rusia në luftën e saj kundër Ukrainës.

Ai tha se hetimet për incidentet e sotme me dronë dhe së dielës janë ende në zhvillim.

“Protesta diplomatike e Rumanisë ndaj Federatës Ruse do të bazohet në këto hetime. Është e papranueshme dhe e patolerueshme që Federata Ruse të vazhdojë të shkelë hapësirën ajrore të Rumanisë, e cila është njëkohësisht hapësirë ajrore e NATO-s dhe e BE-së”, tha Dan.

Exit mobile version