Feja është në shërbim të njeriut, dhe dijetarët e thirrësit janë shërbëtorë të saj.
Ajo është përgjegjësi dhe amanet në qafat e kokave me çallma, hatibëve të xhumasë dhe profesorëve të vaseve dhe ligjërimeve.
Feja është si anija dhe thirrësi, apo dijetari janë si kapiteni, por është e pamundur që anija e Allahut të mbytet për shkak të dështimit të kapitenit.
Ajo do të mbërrijë në bregun e sigurt nën përkujdesjen e Zotit të saj dhe mbrojtjes së Tij.
Ndërsa kapiteni i saj dështak do të bjerë i mbytur pasi të zbulohet puna e tij dhe pasagjerët do të shpëtojnë me një kapiten të zgjuar, të fortë e të sinqertë!”
_________________
Dr. Salahudin Keftaro
Nga: Hoxhë Lavdrim Hamja
