Ballina Jeta Shëndetësi Shkencëtarët kanë identifikuar trukun më efektiv për të ndaluar lemzën

Shkencëtarët kanë identifikuar trukun më efektiv për të ndaluar lemzën

Nga mënyrat e vjetra si mbajtja e frymës apo frikësimi i papritur, duket se zgjidhja më efektive kundër lemzës ka ardhur nga shkenca. Një patentë e quajtur “HiccAway” prezanton një kashtë speciale në formën e shkronjës “G” me valvul të vogël në fund, e cila sipas ekspertëve ndalon lemzën menjëherë.

Përdorimi i saj rrit rezistencën gjatë tërheqjes së lëngut, duke detyruar diafragmën dhe nervin frenik të punojnë më shumë, ndërsa akti i gëlltitjes aktivizon nervin pneumogastrik. Kështu, dy nervat kryesorë që shkaktojnë lemzën “të zënë” dhe fenomeni ndalet.

Studimi mbi efektivitetin e HiccAway
Një testim i kryer me 249 vullnetarë tregoi se në 92% të rasteve, lemza u ndal menjëherë. Nëntë nga dhjetë pjesëmarrës u shprehën se preferonin kashtën e patentuar më shumë se çdo ilaç apo metodë tradicionale kundër lemzës.

Dr. Ali Seifi i Universitetit të Teksasit, një nga autorët e patentës, thekson se efekti është i menjëhershëm dhe mund të konsiderohet zgjidhja më e re dhe më praktike për një problem që shqetëson të gjithë.

Nëse lemza ju shqetëson shpesh, kjo kashtë mund të jetë një alternativë efektive që kursen kohë dhe bezdi.

Exit mobile version