Nga mënyrat e vjetra si mbajtja e frymës apo frikësimi i papritur, duket se zgjidhja më efektive kundër lemzës ka ardhur nga shkenca. Një patentë e quajtur “HiccAway” prezanton një kashtë speciale në formën e shkronjës “G” me valvul të vogël në fund, e cila sipas ekspertëve ndalon lemzën menjëherë.
Përdorimi i saj rrit rezistencën gjatë tërheqjes së lëngut, duke detyruar diafragmën dhe nervin frenik të punojnë më shumë, ndërsa akti i gëlltitjes aktivizon nervin pneumogastrik. Kështu, dy nervat kryesorë që shkaktojnë lemzën “të zënë” dhe fenomeni ndalet.
Studimi mbi efektivitetin e HiccAway
Një testim i kryer me 249 vullnetarë tregoi se në 92% të rasteve, lemza u ndal menjëherë. Nëntë nga dhjetë pjesëmarrës u shprehën se preferonin kashtën e patentuar më shumë se çdo ilaç apo metodë tradicionale kundër lemzës.
Dr. Ali Seifi i Universitetit të Teksasit, një nga autorët e patentës, thekson se efekti është i menjëhershëm dhe mund të konsiderohet zgjidhja më e re dhe më praktike për një problem që shqetëson të gjithë.
Nëse lemza ju shqetëson shpesh, kjo kashtë mund të jetë një alternativë efektive që kursen kohë dhe bezdi.








