Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Sulmi iranian me raketa shënjestron veriun e Izraelit, 33 persona të plagosur

Sulmi iranian me raketa shënjestron veriun e Izraelit, 33 persona të plagosur

Si pasojë e një sulmi me raketa nga Irani që shënjestroi veriun e Izraelit, të plagosur kanë mbetur të paktën 33 persona, kryesisht me lëndime të lehta, transmeton Anadolu.

Shërbimi kombëtar izraelit i urgjencës mjekësore Magen David Adom tha se vetëm një person, një grua 35-vjeçare në qytetin Zarzir, pësoi lëndime të moderuara nga copëza predhash në shpinë.

Pas lëshimit të raketave, sipas raportimeve të mediave, sirenat u dëgjuan në veri të Izraelit dhe shpërthime u dëgjuan në qiell.

Mediat izraelite raportuan se disa shtëpi u dëmtuan si pasojë e sulmit.

Ushtria izraelite njoftoi se dy sulme të ndara intensive me raketa u lëshuan nga Irani drejt veriut të vendit brenda gjysmë ore dhe u kërkoi qytetarëve të strehohen.

Exit mobile version