Ballina Kuzhinë Tre sallata ideale për të mbajtur diabetin nën kontroll

Tre sallata ideale për të mbajtur diabetin nën kontroll

Sallatat mund të konsiderohen shumë mirë si një ‘minierë ari’ për sa i përket ushqyesve që u nevojiten diabetikëve për të ulur sheqerin në gjak.

Sallata me spinaq dhe hudhër

Përbërësit e sallatës:

  • 6 filxhanë çaji me gjethe të vogla spinaqi
  • 2 thelpinj hudhër të grirë
  • 1 lugë gjelle me uthull të bardhë molle
  • Çerek luge me piper të zi
  • Një majë luge çaji me kripë
  • Qepë e kuqe
  • Një lugë e gjysmë gjelle me vaj ulliri.

Ju sygjerojme vaj ekstra të virgjër.

Përgatitja e sallatës:

  1. Hidhini të gjithë përbërësit përveç qepës dhe spinaqit në një tas sallate.
  2. Përziejini mirë me lugë druri dhe më pas shtoni qepën e grirë dhe gjethet e spinaqit.
  3. Përziejini sërish dhe servireni sallatën menjëherë më pas.

Sallata me rrepa dhe kastravecë

Përbërësit e sallatës:

  • 200 gramë kastravecë
  • Vaj ulliri
  • 90 gramë rrepa të kuq
  • 10 gramë ullinj të zinj
  • Uthull dhe kripë

Përgatitja e sallatës:

  1. Lajini rrepat e kuq me ujë të bollshëm dhe pritini.
  2. Lajini kastravecat, qërojini dhe më pas pritini në feta të holla rrethore.
  3. Të gjithë përbërësit e mësipërm hidhini në një tas sallate dhe përziejini mirë.
  4. Servireni sallatën menjëherë.

Sallata me kastravecë

Përbërësit e sallatës:

  • 1 kastravec
  • 2 lugë gjelle me fara të pjekura susami
  • Çerek filxhani kafe me uthull
  • Një majë luge çaji me kripë

Përgatitja e sallatës:

  1. Lajini dhe qërojini kastravecët.
  2. Prijini për së gjati dhe hiqini farat e tyre duke përdorur një lugë.
  3. Më pas fetat e kastravecave vendosini mbi letrën e kuzhinës për të hequr lagështinë e tepërt.
  4. Në një tas sallate përzieni kripën, uthullën e përbërësit e tjerë dhe në fund shtoni kastravecët bashkë me farat e susamit.
  5. Përziejini mirë dhe servireni sallatën menjëherë.
Exit mobile version