Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Trump akuzon Bidenin: Ajo që po ndodh në Kabul është një turp...

Trump akuzon Bidenin: Ajo që po ndodh në Kabul është një turp për Amerikën

“Ajo që po ndodh në Kabul është një turp për Amerikën, një njollë e madhe në historinë dhe reputacionin amerikan”.

Me këto fjalë ish-presidenti amerikan Donald Trump, sulmoi presidentin Joe Biden, gjatë një tubimi në Alabama.

Duke e përcaktuar si “një gabim të tmerrshëm” atë që Shtëpia e Bardhë ka vendosur për Afganistanin, Trump u shpreh: “Ne po përballemi me një katastrofë të paparë. Evropa dhe NATO nuk beson më tek ne”, shtoi ish-presidenti amerikan. /shenja

Exit mobile version