Ballina Lajmet Rajon dhe Botë UNICEF: Fëmijët në Gaza mbajnë pjesë të madhe të plagëve të luftës

UNICEF: Fëmijët në Gaza mbajnë pjesë të madhe të plagëve të luftës

Zyrtarja e UNICEF-it, Tess Ingram, tha se fëmijët në Gaza janë bërë përfytyrimi i luftës në vazhdim, pasi historitë e tyre paraqesin një “pamje të tmerrshme” të pasojave njerëzore të konfliktit, raporton Anadolu.

“Fëmijët mbajnë një pjesë të madhe të plagëve të kësaj lufte”, tha Specialistja e Komunikimit e UNICEF-it, Ingram, e cila u largua nga Gaza të hënën pasi kaloi dy javë atje.

Në konferencën për media të mbajtur në selinë e OKB-së në Gjenevë, ajo citoi shifrat e fundit nga Ministria Palestineze e Shëndetësisë, duke thënë se më shumë se 12 mijë fëmijë, apo pothuajse 70 fëmijë çdo ditë, janë lënduar në Gaza që nga 7 tetori.

Kjo është “pothuajse me siguri një nënvlerësim”, theksoi ajo, duke shtuar se vetëm një numër i vogël i të gjitha lëndimeve të raportuara janë zbërthyer për të specifikuar se kur është lënduar një fëmijë.

Lidhur me evakuimet mjekësore, ajo tha: “Me të paktën 70 fëmijë të lënduar çdo ditë, ne kemi nevojë që numri i evakuimeve mjekësore të rritet në mënyrë që fëmijët të kenë qasje në kujdesin që u nevojitet urgjentisht”.

“Me një fëmijë të vrarë ose të plagosur çdo dhjetë minuta, mbi çdo gjë tjetër, ne kemi nevojë për një armëpushim”, kërkoi ajo, duke thënë se armëpushimi “është mënyra e vetme për të ndaluar vrasjen dhe plagosjen e fëmijëve”.

Izraeli ka vrarë mbi 33.800 palestinezë që nga një sulm ndërkufitar i 7 tetorit 2023 nga Hamasi, në të cilin autoritetet izraelite thonë se janë vrarë rreth 1.200 izraelitë.

Exit mobile version