Ballina Lajmet Rajon dhe Botë UNICEF paralajmëron rritje të rëndë të kequshqyerjes akute tek fëmijët në Gaza

UNICEF paralajmëron rritje të rëndë të kequshqyerjes akute tek fëmijët në Gaza

Tess Ingram

Zëdhënësja e UNICEF-it, Tess Ingram, ka paralajmëruar për rritjen e madhe të numrit të fëmijëve që po vuajnë nga kequshqyerja akute në Rripin e Gazës.

Në një intervistë për Al Jazeera, Ingram tha se ndihmat humanitare që hyjnë në territor janë të pamjaftueshme dhe bëri thirrje për rritjen e tyre, në mënyrë që të plotësohen nevojat e familjeve.

Ajo shtoi se pavarësisht se disa dyqane kanë ushqime me vlerë të lartë ushqyese – si mish, produkte bulmeti dhe perime – çmimet e tyre janë shumë të larta, duke i bërë të paarritshme për shumicën e familjeve.

Ingram theksoi se zgjidhja qëndron në lejimin e hyrjes së sasive më të mëdha të ushqimeve, në mënyrë që të ulen çmimet dhe ushqimet të jenë të përballueshme për banorët e Gazës. /mesazhi

Exit mobile version