Ballina Sport Katar2022 Uruguaji ndan pikët me Korenë Jugore

Uruguaji ndan pikët me Korenë Jugore

Ka përfunduar ndeshja në mes të Uruguajit dhe Koresë Jugore, në kuadër të fazës së grupeve në Kupën e Botës.

Pas 90 minutave portat mbetën të paprekura, ndonëse rastet për gol nuk munguan.

Uruguaji pati më shumë nga loja, por nuk arriti t’i konkretizonte rastet e shënuara.

Një rast që ia vlen të veçohet ishte goditja nga jashtë zonës e Fede Valverdes që përfundoi në shtyllë.

Si përfundim, të dyja skuadrat marrin nga një pikë, në pritje të duelit Portugali – Ganë që luhet prej orës 17:00.

Exit mobile version