Duduzile Zuma-Sambudla, vajza e ish-presidentit të Afrikës së Jugut Jacob Zuma, ka dhënë dorëheqjen nga parlamenti pas akuzave se ka rekrutuar 17 burra për të luftuar si mercenarë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës.
Policia po e heton përfshirjen e saj, ndërsa grupi i burrave, të moshës 20 deri 39 vjeç, përfundoi në vijën e frontit në Ukrainë. Zuma-Sambudla ishte anëtare e parlamentit që nga qershori 2024 për partinë opozitare uMkhonto weSizwe (MK), krijuar nga babai i saj pas përjashtimit nga Kongresi Kombëtar Afrikan. /mesazhi
