Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Zulfikar Zejnula, ministër i ri pa portofol në Qeverinë e Maqedonisë së...

Zulfikar Zejnula, ministër i ri pa portofol në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot zgjodhi Zulfikar Zejnula-n, kryetar i Partisë Demokratike të Turqve, si ministër të ri pa resor në Qeveri, me 67 vota pro dhe 13 kundër, raporton Anadolu.

Duke e prezantuar propozimin, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski tha se përzgjedhja e Zejnula-s është pjesë e një politike partneriteti, besimi të ndërsjellë dhe përgjegjësie të përbashkët për të ardhmen e vendit.

“Pikërisht për këtë arsye, sot propozoj Zulfikar Zejnula-n për Ministër pa Portofol. Ky propozim është pjesë e një politike më të gjerë që e kemi ndjekur që në fillim, një politikë partneriteti, besimi të ndërsjellë dhe përgjegjësie të përbashkët për të ardhmen e vendit”, theksoi Mickoski.

Nga viti 2021 deri në vitin 2024, ministri i ri pa portofol ka shërbyer si zëvendësdrejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Para kësaj, ai ka qenë këshilltar në Komunën e Gostivarit dhe ka punuar në Departamentin Juridik të Partisë Demokratike të Turqve të Maqedonisë.

Për punën e tij, ai mori një dekoratë shtetërore për kontribut të jashtëzakonshëm, të akorduar nga Republika e Turqisë.

Zejnula ka diplomuar për kriminalistikë, pasi ka përfunduar arsimin e lartë në Fakultetin e Sigurisë pranë Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir.

Emërimi i tij përmbyll riformatimin e qeverisë, gjatë të cilit u emëruan tetë ministra të rinj më 13 korrik.

Exit mobile version