Ballina Artikuj ZVARRITJA dhe PËRTACIA çojnë drejt VARFËRISË

ZVARRITJA dhe PËRTACIA çojnë drejt VARFËRISË

Kjo është një e vërtetë jetësore…

Mosveprimi dhe pasiviteti sjellin pasoja të rënda, si në jetën personale, ashtu edhe në atë ekonomike.

Kur shmang përgjegjësitë dhe vepron me neglizhencë, kufizon mundësitë e tua për zhvillim, rritje financiare, profesionale dhe personale.

Mos harro!
Suksesi kërkon vendosmëri, disiplinë dhe përpjekje të vazhdueshme.

A dëshiron të shmangësh varfërinë?
Nëse po, atëherë merr në dorë “timonin” e jetës tënde dhe vepro me përkushtim!

Të tjerët presin prej teje… por mbi të gjitha, ti ia ke borxh vetes tënde!

Vehbi Zeqiri

Exit mobile version