Kjo është një e vërtetë jetësore…
Mosveprimi dhe pasiviteti sjellin pasoja të rënda, si në jetën personale, ashtu edhe në atë ekonomike.
Kur shmang përgjegjësitë dhe vepron me neglizhencë, kufizon mundësitë e tua për zhvillim, rritje financiare, profesionale dhe personale.
Mos harro!
Suksesi kërkon vendosmëri, disiplinë dhe përpjekje të vazhdueshme.
A dëshiron të shmangësh varfërinë?
Nëse po, atëherë merr në dorë “timonin” e jetës tënde dhe vepro me përkushtim!
Të tjerët presin prej teje… por mbi të gjitha, ti ia ke borxh vetes tënde!
Vehbi Zeqiri







