Sa shumë kohë humb njeriu duke u marrë me jetën e të tjerëve, duke analizuar veprimet e tyre, duke gjykuar vendimet e tyre dhe duke ndërhyrë në çështje që nuk i takojnë.
Ndërkohë, punët e veta i lë pas dore, përgjegjësitë i harron dhe mangësitë e veta nuk i sheh.
Është një paradoks i jetës: disa njerëz dinë çdo gjë për të tjerët, por nuk gjejnë kohë të merren me veten!
Këtë mësim të madh na e thotë i Dërguari i Allahut a.s., me një fjalë të shkurtër:
“𝐏𝐫𝐞𝐣 𝐛𝐮𝐤𝐮𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐈𝐬𝐥𝐚𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐩𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧𝐢 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐪𝐞̈ 𝐚𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐥𝐚𝐫𝐠𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐧𝐠𝐚 𝐚𝐣𝐨 𝐪𝐞̈ 𝐧𝐮𝐤 𝐢 𝐩𝐞̈𝐫𝐤𝐞𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐮𝐤 𝐤𝐚 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐫𝐞𝐬.”
Jo çdo gjë që dëgjon kërkon koment-reagim!
Jo çdo gjë që sheh kërkon ndërhyrje.
Jo çdo çështje që nuk të pëlqen është detyrë e jotja ta korrigjosh.
Hoxhë. Dr. Zenel Hajdini








