Nata e Israsë dhe Miraxhit nuk është thjesht një ngjarje historike,
por një udhëtim hyjnor që ringjall shpresën,
shëron plagët e zemrës dhe i jep shpirtit
fuqi për t’u ngritur mbi lodhjen dhe dëshpërimin.
Në atë natë u hapën horizonte që tejkalojnë tokën,
u vendosën obligime që fisnikërojnë jetën
dhe u përcaktuan rrugë të qarta
për marrëdhënie të shëndosha me Krijuesin,
si dhe për ndërtimin e drejtë të njeriut dhe të shoqërisë.
Israja dhe Miraxhi janë një stacion i thellë
për çdo ftues që është lodhur në misionin e tij,
që e ka kapluar plogështia
dhe që kërkon një shtytje të re:
një frymë besimi dhe një forcë të brendshme,
për të vazhduar rrugën e reformimit
me qëndrueshmëri dhe shpresë.
Hoxhë Rufat Sherifi
