Ballina Artikuj Këshilla për mërgimtarët që nisen për vendlindje

Këshilla për mërgimtarët që nisen për vendlindje

Nga Dr. Rijad Imeri

Pasi që shumë mërgimtarë marrin rrugën për në vendlindje dhe rruga e tyre është me peripeci të ndryshme, këtu keni këshilla në rast të pëlcitjes së ndonjërës nga gomat e automjetit tuaj përderisa vozisni mbi 100km në orë!

Këshilla e parë:
Nëse pëlcet ndonjë gomë e automjetit tuaj, mundohuni ta ruani qetësin aq sa të mundeni dhe kapeni timonin fort me dy duart tuaja
Këshilla e dytë:
Dhe kjo është më e rëndësishmja, mbajeni këmbën tuaj larg pedalës së frenimit dhe mos e shtypni atë në asnjë mënyrë!
Këshilla e tretë:
Qëndroni në korsin tuaj dhe mos u mundoni ta ndryshoni atë apo ta lëshoni rrugën.
Këshilla e katërt:
Nëse automjeti juaj ndrrimin e shpejtësive e ka manual mundohuni t’i ndrroni nga më e larta në të ultën në mënyrë graduale dhe mos e veproni këtë gjë vetëmse pasi të jeni të sigurt se e keni nën kontroll automjetin tuaj.
Kurse nëse është ndërruesi i shpejtësive automatik, mos u brengosni se ndrrimi i tyre do të bëhet në mënyrë automatike.
Këshilla e pestë:
Mos u shqetësoni për frenat, sepse zvarritja e gomës mbi asfalt si rezultat i pëlcitjes së saj, do ta kryej këtë aktivitet të frenimit dhe zvoglimin e shpejtësisë.
Këshilla e gjashtë:
Kur të bie shpejtësia nën 50 km në orë atëherë filloni t’i përdorni frenat lehtas derisa të ndalet automjeti juaj.

Shpërndajeni që të jeni shpëtim për ndonjë bashkëkombas/e tuajin

*Nëse keni këshilla tjera të dobishme në kësi lloj rastesh, komentoni që të përfitojmë të gjithë

Exit mobile version