Ballina Jeta Shëndetësi Këto janë vlerat ushqyese dhe vitaminat që ofron një gotë lëng karrote

Këto janë vlerat ushqyese dhe vitaminat që ofron një gotë lëng karrote

Nëse në regjimin tuaj ushqimor nuk duhet të mungojë një perime, ajo është karrota. Vlerat e saj ushqyese e vitaminat e bëjnë një ushqim shumë të shëndetshëm për sytë, lëkurën, dhëmbët e aparatin tretës.

Nëse ndodh rrallë që karrotën ta hani, sigurohuni që vlerat e saj ushqyese t’i merrni përmes lëngut të saj.

E pasur me vitaminë A

Vetëm një gotë lëng karrote në ditë mund të sigurojë 100% kërkesën e trupit për vitamin A.

Kjo vitamin është e mirë për sytë e përveç kësaj, vitamina A është e nevojshme për zhvillimin e indeve, veçanërisht ato në kockat tuaja.

Vitamina C

Lëngu karrotës është gjithashtu i pasur me vitaminë C. Pirja e një gote lëng karrote mund të plotësojë 35% të nevojave tuaja për këtë vitamin.

Vitamina C ndihmon në prodhimin e kolagjenit në lëkurë, forcon dhëmbët dhe eshtrat dhe duke qenë se është një antioksidant shumë i fuqishëm ndihmon në eleminimin e toksinave.

Kalium

Lëngu i karrotës përmban kalium, i cili është një mineral i rëndësishëm që ruan balancin e elektroliteve dhe lëngjeve të trupit.

Një gotë lëng karrote na siguron 10% të sasisë së përditshme të kaliumit. Mungesa e kaliumit në trup rrit rrezikun e sëmundjeve të veshkave.

Exit mobile version