Ballina Artikuj Mesazh motrave të cilat përballen me sprova

Mesazh motrave të cilat përballen me sprova

1 – Në qoftë se askush nuk e ka kërkuar dorën tuaj ende, atëherë kujtojeni Hatixhen (Allahu qoftë i kënaqur me të). Ajo ishte e durueshëm dhe në fund u martua me njeriun më të mirë.

2 – Në qoftë se kurrë nuk u martuat, atëherë kujtojeni Merjemen (paqja qoftë mbi të). Ajo kurrë nuk u martua dhe Allahu i Madhërishëm e ngriti në këtë Dunja dhe në Botën Tjetër.

3 – Në qoftë se burri juaj është mëkatar dhe larg nga feja, atëherë kujtojeni Asijën (gruan e Faraoni). Ajo ishte në mes të kufrit (mosbesimit) dhe Allahu i premtoi asaj Xhenetin.

4 – Në qoftë se jeni e shkurorëzuar, atëherë mos harroni atë që Allahu i Madhërishëm thotë në Kur’an:
“Por nëse ndahen prej njëri-tjetrit, All-llahu begaton me mirësinë e Tij secilin prej tyre. All-llahu është Bujar i madh, i Plotëdijshëm.” {Kaptina En-Nisa: 130}

Dhe mos harroni motra të dashura. Mos e krahasoni veten tuaj me motrat e tjera, pasi Allahu i Madhërishëm e sprovon secilin ndryshe nga tjetri.

Përktheu dhe përshtati: Osman S. Osmani

Exit mobile version