Ballina Artikuj Ndërron jetë hoxhë Fikret Limani nga fshati Bushtran, Preshevë

Ndërron jetë hoxhë Fikret Limani nga fshati Bushtran, Preshevë

Fikret Limani (r.a)

“Të All-llahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”
Sot në një aksident trafiku ka ndërruar jetë hoxhë Fikret Limani nga fshati Bushtran.

Biografi e shkurtër

Fikret ef. Limani shkollimin fillor e kreu në vendlindje, për të vazhduar më pas mësimet në Medresenë “Alauddin” në Prishtinë. Më pastaj vazhdoi shkollimin e lartë në Fakultetin e Teologjisë Islame në Damask të Sirisë. Ai për disa vite punoi si imam në xhaminë e fshatit Bushtran, si dhe mësimdhënës në paralelen e Medresesë “Isa Beu” në Preshevë.

‎Lusim Allahun e Gjithmëshirshëm që ta mëshiron dhe ta shpërblen me Xhennet, kurse familjarëve t’ua shton durimin!

Nga: Feim Dragusha/BIK

Exit mobile version