Ballina Autorë Përkrahja ideologjike dhe rajonale

Përkrahja ideologjike dhe rajonale

Përderisa dy koalicionet “e mëdha” përkrahjen nga elektorati po e sigurojnë në premisa të solidaritetit klientelist dhe krahinor (provincial), përkrahja ndaj Vetëvendosjes po ndërtohet si solidaritet konceptual, ideor, parimor dhe si nevojë për ndryshim që ka prekur thellë ndërgjegjen e kosovarëve.

Gjenerata e re kërkon realizimin e botës së vet dhe refuzon stagnimin kur bota ecën. Kërkon në politikë përfytyrime dhe pikëpamje, qasje që i përgjigjen moshës, epokës, nevojave dhe sfidave të tyre.

Të lirohen nga ngujimi në koncepte, liderë e mendësi të vjetra e të vjetëruara që ende thirren në heroizma romantikë të së djeshmes (në sensin manipulativ). Kjo edhe është reflektuar te përkrahja e madhe ndaj VV-së, sidomos nga rinia, por jo vetëm.

Prandaj, këto dy momente, koncepti (narrativa, qasja) dhe përkrahja nga mosha rinore, e veçon VV-në si subjekt, çka edhe i premton shumë kësaj here! Shto kësaj formimin e shkëlqyeshëm intelektual dhe politik të liderit të saj (por jo vetëm), që për herë të parë hyn në garë për kryeministër, dhe shihet si mundësi e re për Kosovën!
Autori Mr.Blerim Halili, expert per Qeshtje Sociale.

Exit mobile version