Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Trump kërcënon Kolumbinë dhe paralajmëron Meksikën, rritet tensioni në Amerikën Latine

Trump kërcënon Kolumbinë dhe paralajmëron Meksikën, rritet tensioni në Amerikën Latine

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar me veprime ushtarake ndaj Kolumbisë dhe ka paralajmëruar Meksikën që, sipas tij, “të vërë gjërat në rregull”. Ai gjithashtu ka përsëritur kërcënimin për dërgimin e ushtrisë amerikane në Venezuelë, nëse vendi “nuk sillet siç duhet”.

Deklaratat e Trump vijnë një ditë pasi forcat amerikane kapën dhe arrestuan presidentin venezuelian Nicolas Maduro në Karakas, gjatë një operacioni të papritur. Maduro dhe bashkëshortja e tij pritet të paraqiten para gjykatës në Nju Jork për akuza që lidhen me trafikun e drogës.

Duke folur me gazetarët në bordin e Air Force One, Trump tha se Shtetet e Bashkuara janë “në kontroll” të Venezuelës, pavarësisht se Gjykata Supreme e këtij vendi ka emëruar zëvendëspresidentin si udhëheqës të përkohshëm.

Trump sugjeroi gjithashtu se Kolumbia mund të përballet me veprime ushtarake nëse nuk ndalon rrjedhën e drogës ilegale drejt Shteteve të Bashkuara. Ndërkohë, presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, i ka cilësuar akuzat e Trump si “shpifje”.

Al Jazeera raporton se situata po ndiqet nga afër nga Uashingtoni, ndërsa tensionet në rajon vazhdojnë të rriten. /mesazhi

Exit mobile version