Ballina Artikuj Udhëheqësit e vegjël janë lodra të të mëdhenjve…

Udhëheqësit e vegjël janë lodra të të mëdhenjve…

“Deti i politikës është i rrezikshëm. Protestuesi, i cili udhëheq turmën dhe bërtet nuk e di se çfarë po bën dhe kujt i shërben.
Në pjesën më të madhe zbulohet se ai ka qenë i përdorur prej të tjerëve pa e ditur dhe, se ai ka qenë vegël shkatërruese duke menduar se po ndërtonte. Ka qenë ndihmës për shejtanin duke imagjinuar se ishte propagandues i së vërtetës.
Madje, fjalët që i shqiptonte me entuziazëm dhe pafajësi, në pjesën më të madhe zbulohej se ato nuk kishin qenë fjalët e tij, por mashtrim i dikujt tjetër, që i kanë vendosur në gojën e tij.
Gjendja e shteteve të vogla është bërë si shembulli i këtij protestuesi, ku ato në detin e politikës janë lodër të shteteve të mëdha. Udhëheqësit e vegjël janë lodra të të mëdhenjve dhe oktapodë interesash pas teatrove të parimeve.
Diplomacia është manipulim rrenash të bukura dhe aleancat janë interesa të përkohshme, pastaj ato këputen prej palëve sa herë që interesat ndryshojnë drejtim.
Tani zbulimi i të vërtetës është bërë më i vështirë se sa gjetja e gjilpërës në kashtë.
Shtetasi i thjeshtë dhe lexuesi i zakonshëm i gazetave janë njerëzit më të largët në të kuptuarit e asaj që ndodh poshtë këmbëve të tyre.
Mjetet e informacionit ia shpërlajnë trurin çdo ditë, lajmet e lajthisin në humbje, reklamat e shfrytëzojnë, kinemaja e tërheq në epshe dhe teatri ia mbyt kohën.
Punët janë përzier në çdo gjë, deri edhe te mjekrat. Kështu që shohim pyje me mjekra dhe nuk dihet se çfarë fshihet poshtë tyre… Hoxhallarët kanë mjekra, këngëtarët e diskove kanë mjekra, filozofët kanë mjekra, komunistët kanë mjekra, drogaxhinjtë kanë mjekra…
Dhe me fjalët e Islamit bëjnë pazar besimtarët dhe jobesimtarët, të gjithë i lëshojnë në treg këto fjalë”.
_____________________
Dr. Mustafa Mahmud

Nga: Lavdrim Hamja

Exit mobile version