1.1 miliardë dollarë drogë kapet në Australi, sasia më e madhe ndonjëherë

Policia australiane njoftoi sot se ka sekuestruar drogën metamfetaminë, e njohur edhe si meta kristal, me vlerë rreth 1.1 miliardë dollarë.

Lënda narkotike ishte fshehur mes pllakave të mermerit në disa kontejnerë transporti. Bëhet fjalë për sasinë më të madhe të sekuestruar të lëndëve narkotike në Australi.

“Këto shifra janë marramendëse. Kjo organizatë kriminale është e fuqishme,” tha oficeri i policisë së Uellsit të Ri Jugor John Watson gjatë një konference për shtyp.

Ai deklaroi se të gjitha dërgesat vinin nga rajoni i Lindjes së Mesme. Gjithashtu u bë e ditur se nuk është ngritur asnjë akuzë në lidhje me sekuestrimin e fundit, por policia ka arrestuar tre persona. /atsh