1,5 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, njofton Banka Botërore

David Malpass

Banka Botërore po përgatit një paketë financiare prej 1,5 miliardë dollarësh në ndihmë të Ukrainës.

Lajmin e bëri të ditur Presidenti i këtij institucioni, David Malpass. Ai tha se kjo mbështetje ndaj Ukrainës, vjen si pasojë e shkatërrimeve që ka sjellë konflikti me Rusinë, shkruan agjencia e lajmeve, Reuters.

Pjesa më e madhe e kësaj pakete financiare do të shkojë për pagesën e pagave të punonjësve shëndetësore, pensioneve dhe për programet sociale.

Muajin e kaluar, Banka Botërore aprovoi 923 milion dollarë ndihma për Ukrainën.

Lufta me Rusinë i ka shkaktuar një numër të madh viktimash dhe dëmesh financiare Ukrainës. Sipas një raporti të fundit të OKB-së, mbi 4.5 milionë persona janë larguar nga territori ukrainas që prej fillimit të luftës më 24 shkurt. /euronews