38 për qind e amerikanëve besojnë se SHBA-ja po bën shumë për të mbështetur Izraelin

Gati katër në 10 amerikanë thonë se SHBA-ja po bën shumë për të mbështetur Izraelin në ofensivën e tij në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Një sondazh i realizuar në periudhën 25-30 prill me 2.260 të rritur nga “US News Ipsos” zbuloi se amerikanët janë të ndarë për sa u përket politikave të SHBA-së për Izraelin.

Sondazhi zbuloi se 38 për qind thanë se SHBA po bën shumë për të mbështetur Izraelin, 20 për qind e konsiderojnë pak mbështetjen e SHBA-së për Izraelin dhe 40 për qind kanë thënë se mbështetja e Washingtonit është e drejtë.

Ai tregoi se 37 për qind i besojnë ish-presidentit Donald Trump më shumë se presidentit Joe Biden për të trajtuar çështjen; 29 për qind i besojnë Bidenit më shumë.

Ndërsa 33 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se nuk besojnë tek asnjëri, 1 për qind nuk kanë shprehur mendim.

Anketa është kryer me të rritur anglisht dhe spanjishtfolës, të cilët janë përzgjedhur rastësisht nga interneti në nivel kombëtar.