48 orë shtesë për Katarin

Katarit iu është një afat shtesë prej 48 orësh nga fqinjët e Gjirit për të përmbushur kërkesat e “pajtimit”.

Kërkesa erdhi përmes Kuvajtit neutral, i cili ka vepruar si ndërmjetës.

Katari i ka quajtur akuzat të pabaza dhe të ashpra, pasi ato përfshinin mbylljen e televizionit Al Jazeera dhe largimin e trupave turke nga vendi

Deri tani nuk është e qartë nëse Doha do të refuzojë përfundimisht ultimatumin, cka do të thotë se do të përballet me sanksione të reja.

Përleshja diplomatike shpërtheu muajin e kaluar kur Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti ndërprenë lidhjet diplomatike dhe ato të udhëtimit. Përveç 13 kërkesave, të katër vendet kanë kërcënuar edhe më shumë sanksione nëse Katari nuk i përmbahet.

Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili është një aleat i të gjitha vendeve të përfshira, ka miratuar rolin e Kuvajtit si ndërmjetës dhe ka bërë thirrje që të dy palët në mosmarrëveshje të tregojnë përmbajtje. /MESAZHI/