Fëmija 16-vjeçar, Mohammad Majdi al-Ja’bari, ka humbur jetën mëngjesin e së martës pasi u godit nga një automjet i drejtuar nga një kolon izraelit, teksa ishte duke shkuar në shkollë në veri të Hebronit.
Sipas burimeve të sigurisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit, kur i riu po lëvizte me biçikletë drejt shkollës. Ai u godit nga një automjet që i përkiste eskortës së sigurisë së një ministri të qeverisë izraelite, i cili banon në një koloni në zonën e Hebronit.
Aksidenti ndodhi në Rrugën 60, në rrugën anashkaluese që çon drejt kolonisë Kiryat Arba, në kryqëzimin e Beit Einun pranë Hebronit.
Si pasojë e goditjes, 16-vjeçari ndërroi jetë në vendngjarje. /mesazhi




