“A e dini se çfarë do të thotë se Allahu ekziston?

Dr. Mustafa Mahmud (r.a)

Do të thotë se drejtësia ekziston, mëshira ekziston dhe falja ekziston.
Do të thotë të qetësohet zemra, të pushojë shpirti, të prehet ndërgjegjja dhe të largohet stresi, sepse e vërteta patjetër i përshkon pasuesit e saj.
Do të thotë se lotët nuk do të shkojnë kot, se durimi nuk do të shkojë pa dhënë fryte, se hajri (e mira) nuk do të jetë pa shpërblim, se sherri (e keqja) nuk do të kalojë pa ndëshkim dhe se nuk do të shpëtojë pa u dënuar asnjë krim.
Do të thotë se bujaria është ajo që sundon ekzistencën dhe jo kopracia, sepse nuk është në natyrën e bujarit të marrë atë që ka dhënë.
Nëse Allahu është Ai që na ka dhënë jetën, atëherë Ai, nuk ndodh që të na e marrë atë me vdekje dhe se vdekja nuk mund të jetë marrëse e jetës, por ajo është transferim përmes saj në një jetë tjetër pas vdekjes, pastaj jetë tjetër pas ringjalljes, pastaj ngjitje në qiej për ku nuk ka fund.
Do të thotë se nuk ka kotësi në ekzistencë, por urtësi në çdo gjë, urtësi pas çdo gjëje dhe urtësi në krijimin e çdo gjëje.
Në dhimbje ka urtësi, në sëmundje urtësi,
Dhe në dënim ka urtësi, në vuajtje ka urtësi,
Në shëmti ka urtësi dhe në dështim ka urtësi,
Në pamundësi ka urtësi dhe në mundësi ka urtësi.
Do të thotë se mahnitja nuk shteron, se habia nuk vdesë kurrë, se të mrekulluarit nuk ka fund dhe se madhështia nuk do të ndalet, sepse ne jemi përpara një panorame ripërtëritëse të më të Madhit Shpikës”.

Dr. Mustafa Mahmud (r.a)