A mundet bota të arrijë një nivel kaq të thellë mpirjeje, sa të shohë gjakun e fëmijëve duke rrjedhur si lumë nëpër rrugët e një qyteti dhe të heshtë?!
A thua, çfarë lloj narkoze është kjo, që dikush mund të shohë fëmijë duke u djegur për së gjalli dhe të mos ngrejë zërin?!
Në çfarë kome kanë rënë muslimanët, e pas tyre gjithë njerëzimi, që t’u paralizohet çdo ndjenjë njerëzore?
A thua, çfarë magjie është kjo, që njeriu nuk mund ta kuptoj gjenocidin që po i bëhet një populli të pambrojtur nën qiellin e hapur?
O Zot i Qiellit, dosjen e kemi ngritur te Ti, sepse kemi humbur shpresën në drejtësinë e kësaj bote.
Hoxhë Rijad Imeri








