Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas, u ka dërguar letra disa liderëve botërorë, përfshirë Papës Leo XIV dhe Mbretit Abdullah të Jordanisë, duke i paralajmëruar për atë që e cilësoi si shkelje izraelite ndaj kishave dhe institucioneve të krishtera në Jerusalemin Lindor të pushtuar.
Në letrat drejtuar gjithashtu presidentit francez Emmanuel Macron, Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe liderëve të tjerë evropianë, Abbas kritikoi përpjekjet e autoriteteve izraelite për të vendosur taksën komunale “Arnona” ndaj kishave, duke e cilësuar atë si shkelje të statusit historik dhe ligjor të vendeve të shenjta.
Ai theksoi se Jerusalemi Lindor mbetet territor palestinez i pushtuar sipas së drejtës ndërkombëtare dhe u bëri thirrje kishave që të mos pranojnë masat e njëanshme izraelite. Abbas ritheksoi se zgjidhja me dy shtete, me Jerusalemin Lindor kryeqytet të shtetit palestinez, mbetet rruga e vetme për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. /mesazhi






