Afrin, ushtari turk bie dëshmor nga një eksploziv i fshehur në Kuran

Një eksploziv i improvizuar i fshehur brenda një kopje të Kuranit martirizoi një ushtar turk të martën gjatë operacionit të vendit kundër terroristëve të YPG/PKK-DEASH-it në rajonin e Afrinit në veriperëndim të Sirisë, njoftuan burimet e sigurisë të mërkurën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Të martën, ushtria turke tha se një ushtar turk, Orhan Sürmen, ra dëshmor gjatë operacionit “Dega e Ullirit” në Afrin.

Ndërkaq, burimet thanë se Sürmen ka rënë dëshmor kur një eksploziv i fshehur brenda një kopje të librit të shenjtë islam në dysheme shpërtheu teksa ai është përpjekur ta merrte librin.

Surmen po merrte pjesë në operacionet për pastrim në fshatin Darmashkanli në qytezën Shejh Hadid në perëndim të qytetit të Afrinit.

Burimet gjithashtu thanë se shërbimet e jashtme të inteligjencës i kanë trajnuar terroristët në përgatitjen e eksplozivëve. Ai shtoi se përveç kopjeve të Kuranit, terroristët fshehin eksplozivë në materiale si ushqimi dhe mbathja e grave.

Burimet e sigurisë theksuan se terroristët përdorin metoda të ngjashme për të fshehur eksplozivë në provincat Diyarbakır, Şırnak, Hakkari dhe Mardin të Turqisë, zona të njohura për sulmet e kryera nga organizata terroriste PKK.

Më 20 janar, Turqia nisi operacionin “Dega e Ullirit” për të larguar terroristët e PYD/PKK-së dhe DEASH-it nga Afrini në veri të Sirisë.

Operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit si dhe të mbrojë popullin sirian nga shtypja dhe mizoria e terroristëve, ka njoftuar Shtatmadhoria e Turqisë.